​“Superhëna e klatër”, spektakël i rrallë që do të ndriçojë qiellin

Shkencë & Teknologji

​“Superhëna e klatër”, spektakël i rrallë që do të ndriçojë qiellin

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të shihet sot (e mërkurë) dhe të enjten nga e gjithë bota. Ky do të jetë një shans i rrallë për të parë atë që njihet si “Super blue Moon” (superhëna e kaltër) e cila për herë të fundit u pa në vitin 2009.

Një “Hënë e kaltër” ndodh kur në një vit ka 13 Hëna të plota në vend të 12 hënave të zakonshme, shkruan BBC.

Hëna e kaltër njihet edhe si superhëna dhe do të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Kjo për shkak se hëna është afër pikës më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës.

Por kushdo që shpreson të shohë hënën me ngjyrë të kaltër do të zhgënjehet. Emri i hënës nuk ka të bëjë fare me ngjyrën, por përkundrazi quhet kështu sepse nuk hyn në skemën e zakonshme të hënave të emërtuara.

Kulturat në mbarë botën, duke përfshirë shoqëritë vendase amerikane, u japin emra hënave të plota.

Hëna e fundit e kaltër ishte në gusht të vitit 2021 dhe hëna tjetër do të jetë në vitin 2026.

Por kombinimi i një hëne të kaltër dhe super hënës është shumë më i rrallë dhe do të duhet të presim deri në vitin 2037 për ta parë atë përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat