Shkuan me sukses në polin jugor të Hënës, indianët tani synojnë Diellin

Shkencë & Teknologji

Shkuan me sukses në polin jugor të Hënës, indianët tani synojnë Diellin

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:21
“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë

Një raketë gjigante do të lëshojë nga një ishull në bregun lindor të Indisë Aditya-L1, e cila është parashikuar të udhëtoi 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.

“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli.

L1 është një zonë në hapësirë ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin.

Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat