Planeti Mars me stinë/ Shkencëtarët publikojnë studimin: Planeti i Kuq kishte një klimë ciklike

Shkencë & Teknologji

Planeti Mars me stinë/ Shkencëtarët publikojnë studimin: Planeti i Kuq kishte një klimë ciklike

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë përforcuar hipotezat se Marsi dikur ka qenë planet ku gjallonte jeta.

Madje në të mund të ketë pasur sezone të thata e të lagështa, të ngjashme me stinët në Tokë.

Janë shkencëtarët francezë që kanë publikuar studimin në të cilin tregohen prova fosile që sugjerojnë se planeti i kuq kishte një klimë ciklike më shumë se tre miliardë vjet më parë.

Studiuesit besojnë se stinët e lagështa dhe të thata kanë krijuar kushte ideale për zhvillimin e jetës atje, gjë që do të hapte fusha të reja kërkimi në proceset natyrore.

Marsi është i ftohtë dhe jomikpritës, por provat tregojnë se dikur mund të ketë pasur ujë të lëngshëm, shpjegojnë ata, bazuar në të dhënat e marra nga roverat e NASA-s.

Lumenj dhe liqene të mëdha mendohet se janë shtrirë në të gjithë sipërfaqen e tij.

Por gjatë miliarda viteve, planeti është transformuar nga një klimë që mund të kishte mbështetur jetën mikrobale, në mjedisin e thatë dhe të ngrirë të sotëm.

Zbulimi i një terreni kaq të lashtë nuk mund të ishte kurrë i mundur në Tokë, ku pllakat tektonike vazhdimisht riorganizojnë sipërfaqen, duke shoshitur gjurmë të tilla të gjata të së kaluarës.

Kjo do të thotë se studimi i Marsit, mund t'i ndihmojë shkencëtarët të zgjidhin misterin se si filloi jeta në planetin tone.

Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se mjedisi në fqinjin tonë planetar siguron kushtet ideale për formimin e komponimeve komplekse si acidi ribonukleik, që është i pranishëm në të gjitha qelizat e gjalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat