Provat shkencore tregojnë se vrimat e zeza janë shumë më afër Tokës se sa besohej

Shkencë & Teknologji

Provat shkencore tregojnë se vrimat e zeza janë shumë më afër Tokës se sa besohej

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Vrima e zezë më e afërt me Tokën mendohej të ishte 1560 vite dritë larg, por një studim i ri sugjeron se mund të jetë “vetëm” 150 vite dritë larg.

Vrimat e zeza janë disa nga objektet më të fuqishme dhe misterioze në universin e njohur, dhe tani duket se një objekt i tillë mund të jetë shumë më afër Tokës sesa mendohej më parë. Një studim i fundit gjeti prova të mundshme të një vrime të zezë në grupin më të afërt të hapur të yjeve me Tokën, të quajtur Hyades.

Të dhënat nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) zbuluan dy vrimat e zeza më të afërta në hapësirë ​​në vitin 2022 – Gaia BH1 dhe Gaia BH2, të cilat janë përkatësisht 1,560 dhe 3,800 vite dritë nga Toka, raporton Euronews.

Puna e re, megjithatë, e botuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, sugjeron se vrimat e zeza mund të jenë shumë më afër planetit tonë, në një distancë prej “vetëm” 150 vite dritë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Padovës në Itali dhe Universiteti i Barcelonës në Spanjë përdorën simulime për të gjurmuar lëvizjen dhe evolucionin e yjeve në yjësinë e hapur Hyades, e cila është rreth 150 vite dritë larg.

Një “grumbull” ose plejadë e hapur është një koleksion i qindra ose mijëra yjeve që mbahen së bashku nga tërheqja e tyre gravitacionale dhe ndajnë disa karakteristika të tilla si mosha ose përbërja kimike. Rezultatet e simulimit u krahasuan me pozicionet dhe shpejtësitë aktuale të yjeve në Hyades, të cilat tani njihen pikërisht nga vëzhgimet e satelitit ESA Gaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat