Skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Shkencë & Teknologji

Skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:46
Skeleti i dinozaurit Barry.

Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shitet në një ankand në Paris, në muajin e ardhshëm.

Ky skelet, që besohet se ekziston që 150 milionë vjet, është zbuluar më 1990 në Uajoming të Shteteve të Bashkuara.

Ai është emërtuar Barry, sipas Barry James, paleontologut që e ka zbuluar atë.

Ekspertët besojnë se skeleti është i ruajtur “jashtëzakonisht mirë”.

Ai parashihet që mund të shitet për 1.2 milion euro në ankandin e 20 tetorit në Hotelin Drouot.

Barry besohet se ka qenë 2.1 metra i gjatë.

Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandit, ka thënë se është e pazakonshme të shohësh një skelet kaq të paprekur të ndonjë dinozauri.

“Kafka është 90 për qind e kompletuar dhe pjesa tjera e dinozaurit është 80 për qind e kompletuar”, ka thënë ai.

Shitje të tilla të skeletit të një dinozauri janë tepër të rralla./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat