Lulja “Kufomë” kërcënohet nga zhdukja

Shkencë & Teknologji

Lulja “Kufomë” kërcënohet nga zhdukja

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Kjo lule kundërmon si mish i kalbur, por është në rrezik zhdukjeje.

Shkencëtarët kanë përllogaritur se 60% e 42 llojeve të bimës Rafflesia janë në “rrezik kritik” për shkak të shpyllëzimit, mungesës së farave dhe shartimit.

Disa prej llojeve të reja mund të zhduken përpara se të njihen nga shkenca.

Rafflesia arnoldi arrin një diametër deri në 1 m dhe sipas Kopshteve Kew në Londër është lulja më e madhe individuale në botë.

E quajtur edhe “lulja kufomë”, aroma e saj shpuese tërheq insektet mishngrënëse të cilat shpërndajnë polenin.

Lulja ka 5 petale me ngjyrë të kuqe në kafe dhe pika të bardha. Ajo gjendet në disa zona të Indonezisë si Sumatra dhe Xhava, si dhe në ishullin e Borneos, Malajzi, Tajlandë dhe Filipine.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat