Elon Musk prezanton aftësitë e reja të robotit Optimus

Shkencë & Teknologji

Elon Musk prezanton aftësitë e reja të robotit Optimus

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Elon Musk ka postuar një video në profilin e tij në platformën e rrjeteve sociale X.

Në këtë video ai ka prezantuar aftësitë e reja të Optimus, robotit të kompanisë Tesla.

Optimus tani është në gjendje të vetë-kalibrojë krahët dhe këmbët e tij duke përdorur vetëm kodues të vizionit dhe pozicionit të kyçeve, përmes të cilave ai mund të lokalizojë saktësisht gjymtyrët e tij.

I kalibruar me saktësi, Optimus mëson detyra të ndryshme në mënyrë më efikase, ndërsa rrjeti i tij nervor funksionon tërësisht në bord, duke përdorur vetëm vizionin.

Por kjo video nuk ishte gjithçka që u postua në lidhje me robotin Optimus në ditën e djeshme.

Profili “Elon Musk Parody” replikoi duke vendosur edhe një fotografi të grupit të robotëve Optimus, ku si mbishkrim ishte “The gang”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat