SpaceX shtyn lansimin e fluturakes misterioze hapësinore X-37B për ushtrinë amerikane

Shkencë & Teknologji

SpaceX shtyn lansimin e fluturakes misterioze hapësinore X-37B për ushtrinë amerikane

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

SpaceX ka shtyrë lansimin e radhës të raketës së saj Falcon Heavy të paktën deri të martën në mbrëmje.

Me këtë edhe është shtyrë misioni i fundit i një fluturakeje misterioze hapësinor që mbetet një nga projektet më magjepsëse të ushtrisë amerikane, ndërsa vendi garon për të udhëtuar më thellë në kozmos.

Sipas mediave të huaja, X-37B ishte vendosur të ngrihej në bordin e një rakete Falcon Heavy të SpaceX në orën 20:14 nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida të hënën.

Por kompania tha të hënën në mbrëmje se po e shtynte lansimin “për shkak të një problemi nga ana tokësore” – duke treguar një problem me platformën e lëshimit të raketës ose sistemet e karburantit, sipas një postimi në media sociale nga SpaceX.

Fluturakja hapësinore thuhet se do të bënte të mundur që Shtetet e Bashkuara të kryejnë eksperimente për të kuptuar më mirë se si të përmirësojnë operacionet hapësinore të vazhdueshme dhe të ardhshme dhe të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur, sipas një deklarate nga gjenerali B. Chance Saltzman, shefi i operacioneve hapësinore për Forca Hapësinore e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat