E papritur! Pas tetë muajsh eksperiment, NASA jep lajmin e pazakontë nga hapësira

Shkencë & Teknologji

E papritur! Pas tetë muajsh eksperiment, NASA jep lajmin e pazakontë nga hapësira

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:11
Domatja u kultivua në mars nga astronauti amerikan Frank Rubio

NASA ka lajmëruar se pas më shumë se 8 muajsh ka arritur të gjejë domaten e parë, e cila është rritur dhe korrur në hapësirë.

Kultivimi i saj në hapësirë rezultoi i suksesshëm 8 muaj më parë, por humbja e saj u bë një mister i vërtetë.

Domatja ishte perimja e parë që u rrit dhe u korr në hapësirë. Ajo u kultivua në mars nga astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë.

Domatja e kuqe robin u mboll si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhimet në hapësirë për misione afatgjata në të ardhmen.

Rubio tha se ishte një moment krenarie, deri në ditën kur perimja humbi.

Ai rrëfeu se kaloi pa sukses rreth 18 deri në 20 orë duke kërkuar për domaten dhe më pas supozoi se mund të ishte prishur totalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat