NASA identifikon 17 ekzoplanete me oqeane të mundshme nëntokësore

Shkencë & Teknologji

NASA identifikon 17 ekzoplanete me oqeane të mundshme nëntokësore

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 08:49
Uji në formën e lëngshme të tij mund të ekzistojë në sipërfaqen e një planeti, por edhe nën sipërfaqen e tij.

Astronomët dhe astrologët çdo ditë e më shumë po fokusohen në përpjekjet e tyre për identifikimin e ekzoplanetëve me oqeane.

Uji në formën e lëngshme të tij mund të ekzistojë në sipërfaqen e një planeti, por edhe nën sipërfaqen e tij.

NASA së fundmi ka njoftuar se ka zbuluar 17 ekzoplanete, të cilat duket se përmbajnë oqeane nëntokësore nën shtresat e trasha të akullit.

Ky zbulim ka thelluar njohuritë mbi mundësinë e ekzistencës së ujit dhe jetës në universin e panjohur, shkruan yahoonews.

Gjithashtu tani ka shenja shprese se edhe hënat e akullta të Jupiterit mund të jenë vende premtuese për zhvillimin e jetës.

Ndërsa përbërja e saktë e këtyre planetëve mbetet e paqartë, temperaturat e tyre tregojnë se janë dukshëm më të ftohtë se Toka, por mjaftueshëm të nxehtë për të përmbajtur një oqean.

“Analizat tona parashikojnë se këto 17 planete mund të kenë sipërfaqe të mbuluar me akull, por marrin ngrohje të mjaftueshme të brendshme nga prishja e elementeve radioaktive”, tha Lynnae Quick nga Qendra e Fluturimeve Hapësinore e NASA-s, Goodard.

Studimi u bazua në aktivitetin e gejzerit të të dy hënave të Jupiterit, Europa dhe Enceladus.

Dy nga ekzoplanetët e përmendur në hulumtim, Proxima Centauri b dhe LHS1140 b, ishin kandidatë premtues për të pasur oqeane relativisht afër sipërfaqes.

Në të ardhmen, teleskopët pritet të zbulojnë më shumë rreth aktivitetit gjeologjik të këtyre planetëve, duke hedhur dritë mbi misteret e ujit dhe jetës së mundshme në univers. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat