Zbulimet më të rëndësishme në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Zbulimet më të rëndësishme në hapësirë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë arritur të vrojtojnë një sërë zhvillimesh të reja në hapësirë. Klan News një material interesant me të rejat e vitit 2023.

Një planet i ri i ngjashëm me tokën, 41 vite dritë larg

Zbulohet një planet i ri nga teleskopi hapësinor James Webb. Është shumë i ngjashëm në dimensione me Tokën ky trup qiellor sipas të dhënave që disponohen, dhe gjendet 41 vite dritë larg nesh. Hyn në grupin e ekzoplaneteve, pasi rrotullohet rreth yllit të tij, dhe jo rreth Diellit. Duket se ka një temperature rreth 100 gradë Celcius më shumë se tek ne, dhe rezulton të jetë shkëmbor.

Teleskopit Webb, ju deshën vetëm dy tranzitime të planetit rreth yllit të tij, që të jepte konfirmimin që objekti është i ngjashëm me Tokën dhe gjithë të dhënat e tjera, të cilat janë ekstremisht të sakta. Sipas njërit prej autorëve të studimit, Lustrig Yaeger, i laboratorit të Fizikës së Aplikuar në John Hopkins universiteti në Maryland, Webb, është i vetmi mjet që disponojmë që është në gjendje të identifikoje më precision kaq të lartë edhe atmosferën e planetëve të tjerë jot ë sistemit tonë diellor.

Ujë në hënat e Uranit

Prani uji në dy prej hënave të Uranit. Në fakt mund të ketë oqeane nën sipërfaqen e akullt të Ariel dhe Miranda, ashtu sikurse Europa dhe Encelado, satelitë të Jupiterit dhe Saturnit.

Zbulimi është bërë nga të dhënat e marra nga misioni Voyager 2 i NASA-s që është edhe i vetmi që ka vizituar planetin, dhe ka qenë ekipi Universitetit amerikan John Hopkins që ka studiuar materialet, duke e prezantuar ne 16 mars në Konferencën Vjetore për shkencat planetare.

Sipas tyre, të dhënat janë koherente dhe mundësitë që të ketë ujë në gjendje të lëngshme janë vërtet shumë të mëdha, ujë që rrjedh nën sipërfaqen e tyre, por duhen konfirmime të mëtejshme. Dhe për këtë arsye, astronomët kanë propozuar pikërisht që misioni i ardhshëm i rëndësishëm planetar i NASA-s të jetë pikërisht Urani. Nëse do të aprovohej ky projekt, do të duhej një infestim prej 4.2 miliard $ dhe do të ishte gati për nise në vitin 2030.

Vrima e zezë, 32 mld herë më e madhe se dielli

Zbulohet një vrimë e zezë gjigande, ndoshta më e madhja deri më sot e vrojtuar nga njeriu. rezulton të jetë 32 miliard herë më e madhe se Dielli, dhe ndodhet 2.7 mld vite dritë larg Tokës, në galaktikën Abell 1201, që ndodhet në mes të një zone kozmike e rrethuar nga mijëra galaktika të tjera. 

Zbulimi është bërë nga puna kërkimore e Universitetit Durham në mbretërinë e Bashkuar, bazuar në të dhënat e teleskopit hapësinor Hubble. Teknika e përdorur për të konfirmuar zbulimin e saj ka qenë nëpërmjet fenomenit  të ashtuquajtur lentja gravitacionale, që shfrytëzon përthyerjen e dritës falë prezencës së masave të mëdha, teori e parashikuar edhe nga relativiteti i Albert Einstein, për të cilën ekspertët shpjegojnë se mund të përdoret në të ardhmen për të zbuluar edhe element të tjerë kozmikë, siç janë vrimat e zeza inaktive. Më pas të dhënat janë përpunuar me superkomputer që kanë arritur të bëjnë të gjitha përllogaritjet.

Zbulohen 62 hëna të reja të Saturnit

Zbulohen 62 hëna të tjera të Saturnit, të cilat duket se janë krijuar rreth 100 mln vite me parë. Kështu, Saturni bëhet planeti me më shumë satellitë, 145 duke thyer rekordin që mbahej deri më tani nga Jupiteri me 92 hënat e tij.

Zbulimi është bërë i ditur nga ekipi ndërkombëtar i Astronomisë dhe Astrofizikës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e këtij planeti.

Lokalizimi i tyre është bërë me anë të teleskopit Kanada-France-Hawai që është i pozicionar në Mauna Kea, dhe janë vrojtuar edhe trupa të cilët kanë një diametër prej vetëm 2.5 km.

Saturni është planeti i gjashtë i sistemit tonë diellor, për nga distance që ka me Diellin. Temperaturat në të mendohet se variojnë rreth -180 gradë Celcius ndërkohë që erërat në atmosferë arrijnë në rreth 1800 km në orë, duke e klasifikuar si një planet ku zhvillimi i jetës është i pamundur.

Quasaret lindin nga përplasja e dy galaktikave

Zbulohet misteri i krijimit të Quasar, që janë objekte në kosmos që kanë një shkëlqim sa një trilion yje në një hapësire shumë të ngushte. 60 vite pas zbulimit të tyre në hapësirë, tani është kuptuar se origjina e tyre mbërrin nga përplasja mes dy galaktikave që janë afër njëra-tjetrës, dhe që kanë secila vrima të zeza supermasive. Një përplasje e tillë çliron sasi të jashtëzakonshme energjie, duke i dhënë jetë Quasar, që pikërisht si pasojë e shkëlqimit dhe ndriçimit që kanë, mund të vrojtohen pavarësisht distancave shumë-shumë të largëta.

Fenomeni, parashikojnë astronomët e Universitetit britanik Hertfordshire, do të verifikohet edhe në galaktikën tonë Rruga e Qumështit, që pas rreth 5 mld vitesh do të përplaset me fqinjën e saj, galaktikën Andromeda, duke i dhënë jetë një tjetër Quasar.

Zbulohet planeti pasqyrë, reflekton 80% të dritës

Vrojtohet planeti më i shndritshëm që njerëzimi ka njohur. Quhet LTT9779 b, orbiton rreth yllit të vet në më pak se një ditë tokësore, është i mbuluar nga re të përbëra nga metale, që reflektojnë dhe veprojnë si të ishte një pasqyrë gjigande.

Zbulimi mban firmën e satelitit Tess të NASA-s ndërsa vrojtimet janë realizuar nga misioni Cheops i Agjencisë Hapësinore Evropiane ESA, që ka si qëllim dhe studimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor.

Sipas studimit, të publikuar në revistën Astronomy and Astophysics, ky planet reflekton 80% te dritës që merr nga ylli i tij, ndërkohë që në të njëjtin kontekst, Toka reflekton vetëm 30% të dritës që merr nga Dielli.

Ky planet ka dimensionet e planetit Neptun dhe mund të konsiderohet si pasqyra më e madhe që njohim në Univers. Ka një rreze 4.7 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe rrotullimin e plotë ndaj yllit e përmbush në vetëm 19 orë. Sipas astronomëve, zakonisht planetë të tillë janë gjigandë prej gazrash, dhe është hera e parë që përballen me një trup të tillë qiellor.

Virgin Galactic nis fluturimin e parë hapësinor

Virgin Galactic zhvillon sot fluturimin e parë komercial në orbitë. Testi konsiderohet i rëndësishëm pasi hidhen bazat për të ardhmen e turizmit hapësinor, dhe në bord janë parashikuar vetëm ekspertë dhe në instancat më të larta të aeronautikës ushtarake. Do të nisen në bord të avionit mëmë që do t’i çojë deri në 15 km lartësi, e më pas do e lëshojë anijen kozmike që do vijojë fluturimin deri në kuotën e 80-90 km. Janë parashikuar 13 eksperimente gjatë këtij fluturimi suborbital që do të zgjasë 90 minuta, gjatë të cilave vetëm 3 do të jenë në mikrogravitet. Testimet do të jenë të fushave që nga termofluidodinamika, biomjekësia etj. Kompania amerikane Virgin në njoftimin e saj për ditën 29 qershor të fluturimit të parë, specifikon se konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi i hap rrugën një epoke të re në misionet komerciale dhe kërkimore të financuara nga qeveritë.

Gjenden molekula jete në Encelado, një nga hënat e Saturnit

Konfirmohet prania e një molekule thelbësore për praninë dhe zhvillimin e jetës në Encelado, një nga Hënat e Saturnit. Nga analizimet e fundit mbi të dhënat e dërguara nga misioni Cassini i NASA-s, rezulton të jetë gjetur prani e një acidi në sipërfaqen e akullt që mbulon këtë satelit, por edhe në avujt që çlirohen në të. Këto janë konfirmime të mëtejshme hipotezave të mëparshme mbi mundësitë që në Encelado gjenden kushtet e përshtatshme për lindjen dhe zhvillimin e jetë, sipas pikëvështrimit tokësor.

Gjithashtu edhe në oqeanin që gjendet nën sipërfaqen e akullt që mbulon këtë hënë të Saturnit, ekziston një energji kimike domethënëse, që përbehet nga disa përbërje organike. Sipas autorëve të studimit, Enelado duket se ofron kushtet dhe substancat e nevojshme jo vetëm për formimin e jetës, por edhe vazhdimësinë e saj përmes reaksioneve metabolike që verifikohen aty.

Teleskopi Webb vrojton 11 galaktika

Teleksopi Webb zbulon një vrime të zezë gjigande dhe shume të lashtë, gjithashtu edhe 11 galaktika te ekzistuara në nisje të kohës së kozmosit. Deri më sot kërkimet dhe të dhënat për kohët e hershme dhe kur universi konsiderohej ende i ri, ishin vetëm teorike.

Teleskopi Webb jo vetëm ka arritur të vrojtojë një vrime të zezë gjigande, me 9 milion masa diellore, dhe që ka ekzistuar rreth 470 mln vite pas Big Bang, madje edhe retë e gazrave dhe yjet që krijohen e që gllabëron ne vendndodhjen e saj në qendër te galaktikës. Madje me këto zbulime dhe fuqinë e saktësinë e teleskopit të ri Webb mund të bëhen edhe matjet e largësitë e objekteve kaq të largëta në gjithësi.

Puna kërkimore është drejtuar nga ekipi i Universitetit të Texasit dhe Austin dhe është publikuar në një sërë artikujsh të revistës Thw Astrophysical Journal Letters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat