Elon Musk shpjegon arsyen e dështimit të fluturimit 2 nga Starship

Shkencë & Teknologji

Elon Musk shpjegon arsyen e dështimit të fluturimit 2 nga Starship

Më: 14 janar 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, ka njoftuar se një forcë shtytëse e shkatërroi fazën e sipërme të Starship gjatë një prove fluturimi, e cila shkaktoi humbjen e kontaktit me fluturaken.

Në atë nisje, faza e sipërme e fluturakes po i afrohej fundit të djegies së saj, e cila dyshohet se erdhi nga oksigjeni i lëngshëm.

“Fluturimi 2 në fakt pothuajse arriti në orbitë. Nëse do të kishte një ngarkesë, do të kishte arritur në orbitë, sepse arsyeja që në fakt nuk arriti ishte që ne shfrynim oksigjenin e lëngshëm i cili përfundimisht dërgoi në një zjarr dhe shpërthim”, tha Musk.

Gjithashtu, ai tha se ajrimi i fluturakes do të ishte i panevojshëm nëse ajo do të kishte ngarkesë, pasi ajo do të ishte konsumuar nga motorët Raptor.

Kompania hapësinore ka njoftuar se sistemi i automatizuar i fluturimit ishte aktiv, por ende nuk ka detaje specifike se si dhe pse ndodhi rasti.

Edhe pse fluturimi nuk shkoi sipas planit, Musk planifikon të nisë fluturimin e tretë me radhë me të cilin beson se raketa do të arrijë orbitën.

Fluturimi i tretë është projektuar për në shkurt, dhe pritet të jetë një moment historik për NASA-n pasi gjatë tij do të realizohet edhe transferimi i karburantit nga një Starship në tjetrin.

Këto testime po zhvillohen ndërsa SpaceX po rrit shkallën e lëshimit të raketave Falcon 9 dhe Falcon Heavy.

Kompania ka lansuar 96 Falcon në vitin 2023, dhe planifikon të nis 150 të tjera në vitin 2024. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat