Musk thotë se brenda dy dekadave, Toka do të ketë rreth një miliard robotë humanoidë

Shkencë & Teknologji

Musk thotë se brenda dy dekadave, Toka do të ketë rreth një miliard robotë humanoidë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 10:39
Toka do të ketë rreth një miliard robotë humanoidë

Miliarderi Elon Musk, me anë të një postimi në rrjete sociale, tha se pajtohet me parashikimin e kolegut të tij, David Holtz, se në dy dekada Toka do të ketë rreth një miliard robotë humanoidë.

Ky veprim nga Musk vjen pasi Holtz si themeluesi i laboratorit kërkimor të Inteligjencës Artificiale (Al), Midjourney, tha se “ne duhet të presim një miliard robotë humanoidë në Tokë deri në vitin 2040, dhe njëqind miliard robotë në të gjithë sistemin diellor deri në vitin 2060”.

Tesla si një nga kompanitë e themeluara nga Musk, ka zhvilluar një prototip të një roboti humanoid, që miliarderi beson se do t’i kontribuojë njerëzimit gjatë dekadave të ardhshme.

Tesla Optimus i njohur si Tesla Bot, u prezantua për herë të parë në vitin 2021, me ardhjen e së cilit miliarderi beson se e ardhmja do të jetë më e ndritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat