Astronomët zbulojnë yje gjigant “duhanpirës” në Rrugën e Qumështit

Shkencë & Teknologji

Astronomët zbulojnë yje gjigant “duhanpirës” në Rrugën e Qumështit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Së fundmi, astronomët kanë zbuluar një grup misterioz yjesh gjigant në zemrën e Rrugës së Qumështit, të cilët thuhet se po lëshojnë re pluhuri dhe gazi të madhësisë së sistemit diellor.

Yjet të emëruar “duhanpirësit e vjetër”, ishin pothuajse të padukshëm përpara se të fillonin të shpërndanin re tymi. Zbulimi i tyre u bë gjatë monitorimit të pothuajse një miliardë yjeve në dritën infra të kuqe gjatë një studimi 10 vjeçar të qiellit të natës.

“Është një lloj i ri ylli dhe të gjithë duket se janë të grumbulluar në të njëjtën pjesë të qiellit, shumë afër qendrës së galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit”, tha udhëheqësi i vëzhgimeve, Philip Lucas, raporton theguardian.

Gjatë vëzhgimit ekipi gjurmoi miliona yje dhe identifikoi 32 protoyje shpërthyese që u rritën në shkëlqim në disa raste më shumë se 300 fish. Megjithatë, në analizë u shfaq papritur edhe grupi gjigant i yjeve të kuq pranë Rrugës së Qumështit.

“Këto janë re të përmasave të sistemit tonë diellor”, tha Lucas.

Ndryshe, gjetjet janë publikuar në Monthly Notices of the Royal Astronomy Society. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat