Një zbulim i madh në një nga kërkimet më të rëndësishme për njerëzimin

Shkencë & Teknologji

Një zbulim i madh në një nga kërkimet më të rëndësishme për njerëzimin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë vendosur një rekord të ri botëror për sasinë e energjisë së krijuar nga shkrirja e atomeve së bashku.

Studiuesit në Joint European Torus (JET), një reaktor eksperimental i shkrirjes në Qendrën Culhan të Energjisë së Shkrirjes në Oxfordshire, kanë gjeneruar 69 megaxhaul energji për pesë sekonda nga 0.2 miligram karburant.

Shpërthimi i energjisë ekuivalent me 16.5 kilogram eksplozivë TNT, mposhti rekordin e mëparshëm prej 59 megaxhaul të vendosur në vitin 2022 nga i njëjti objekt.

Nëse fuqia e shkrirjes tregon se është e zbatueshme në shkallë, reaktorët e ardhshëm do të mund të nxisin një revolucion të energjisë së gjelbër.

Ndryshe, JET ka përfunduar punën e tij shkencore në dhjetor të vitit 2023. Tani do të çaktivizohet në një proces 17-vjeçar gjatë së cilit shkencëtarët do të dokumentojnë dhe informojnë rreth ndërtimit dhe çmontimit të reaktorëve.

Në eksperimentet e tij kanë kontribuar më shumë se 300 shkencëtarë dhe inxhinierë nga konsorciumi EUROfusion.

Shefi ekzekutiv i Autoritetit të Energjisë Atomike në Britaninë e Madhe, Ian Chapman tha se “JET ka një rol kritik për të na sjellë pranë një të ardhmeje të sigurt dhe të qëndrueshme”.

Kushtet ekstreme brenda reaktorit nxisin reaksionet e shkrirjes në të cilat bërthamat atomike lidhen për të krijuar elemente të reja, duke liruar sasi të madhe energjie.

Eksperimentet në JET kanë eksploruar edhe mundësinë e përdorimit të dy izotopeve të hidrogjenit si lëndë djegëse.

Nëse gjenerata e ardhshme e objekteve eksperimentale të shkrirjes  provon se teknologjia është e zbatueshme në shkallë, studiuesit planifikojnë të ndërtojnë një fabrikë demonstrimi evropiane që gjeneron më shumë energji sesa përdor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat