Prezantohet laptopi më i hollë në botë

Shkencë & Teknologji

Prezantohet laptopi më i hollë në botë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 21:15
ZenBook Flip S

Kompania Asus prezantoi modelin e vet më të ri ZenBook Flip S, laptopi më i hollë në botë.

Trashësia e tij është vetëm 10,9 milimetra, derisa njëri nga konkurrentët e tij modeli HP Spectre x360 është 13,8 milimetra, ndërsa te modeli i Apple MacBook Air ky dimension është 17 milimetra.

Laptopin më të ri të Asus e lëviz gjenerata e shtatë e procesorit Intel Core i7-7500.

Flip S përdorë sistemin operativ Windows 10 dhe ka mbështetje të plotë përmes lapsit - Windows Ink.  Kompjuteri ka sensor të sigurisë të gishtërinjve, ekran 4K me diagonale 13,3 inç dhe dy porte USB Type-C.  ZenBook Flip S mund të hapet deri në këndin prej 270 shkallësh. Peshon 1,1 kilogram dhe është i pranishëm në ngjyrën e kaltër dhe të artë. Pajisja ka çmim prej 1.099 dollarësh.

Përveç kësaj, Asus ka prezantuar edhe katër modele të laptopave: ZenBook 3 Deluxe, ZenBook Pro, VivoBook S dhe VivoBook Pro. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat