Brenda anijes më të madhe në botë, e cila akomodon 6.850 pasagjerë dhe posedon 2.760 dhoma luksoze

Shkencë & Teknologji

Brenda anijes më të madhe në botë, e cila akomodon 6.850 pasagjerë dhe posedon 2.760 dhoma luksoze

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 19:22
Anija MSC pritet të jetë gjigante për faktin se brenda saj do të mund të akomodohen 6.850 pasagjerë plus ekuipazhi, dhe do të ketë 2.760 dhoma luksoze.

Bota shumë shpejt do ta ketë anijen më të madhe komerciale, e cila do të ndërtohet enkas për të zënë më shumë pushues sesa çdo anije që më parë është ndërtuar.

Anija MSC pritet të jetë gjigante për faktin se brenda saj do të mund të akomodohen 6.850 pasagjerë plus ekuipazhi, dhe do të ketë 2.760 dhoma luksoze.

Kjo anije do të peshoj hiq më pak se 200 mijë ton, dhe do të jetë e gatshme për lundrim në fund të vitit 2022.

Ajo do të mund të akomodojë më 100 mysafirë më shumë sesa anija “Harmony of the Seas”, e cila aktualisht konsiderohet si anija më e madhe në botë me 6.780 mysafirë.

Sipas kompanisë SFX nga Franca që do të merret me prodhimin e kësaj anije, ajo do të ketë dhoma luksoze me pamje panoramike, ku nuk do të mungojnë as ballkonet me hapësira të mjaftueshme për ahengje private.

MSC është përshkruar si anija më moderne në botë, për faktin se në të do të instalohen pajisjet e teknologjisë më të avancuar do të ndihmojnë në stabilitet gjatë lundrimit dhe hidrodinamikën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat