BE kërkon të rregullojë keqinformimin online - Bota Sot
BE kërkon të rregullojë keqinformimin online

Shkencë & Teknologji

BE kërkon të rregullojë keqinformimin online

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Keqinformimi është një nga problemet më të mëdha që po kalon sot gazetaria në mbarë botën. Këtu nuk po flasim për saktësisht për lajmet e rreme, të cilat mund të fabrikohen por është për ato gabime që vijnë prej mungesës së informacionit të detajuar apo kur burimet.

Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja, rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një ‘kod etik’ për të luftuar keqinformimin online, thuhet në raportin e publikuar sot.

Sipas Komisioneres evropiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, në mesin e dhjetë parimeve bazë të rekomanduara, radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve.

Në një intervistë, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit online, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet evropiane.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme evropiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF), gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera