Gjithë drita e yjeve. Astronomët i vendosin një numër

Shkencë & Teknologji

Gjithë drita e yjeve. Astronomët i vendosin një numër

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:46
Ilustrim

E gjithë drita nga të gjithë yjet që kanë ekzistuar ndonjëherë…është një sasi e një manjitude të paimagjinueshme, por tani, astronomët i kanë vendosur një numër.

Nga yjet më të hershëm, ata që po shuhen e deri tek galaksitë më të mëdha, një ekip ndërkombëtar ekspertësh, ia ka dalë  të masë sasinë totale të dritës së yjeve të emetuar në historinë 13.7 miliardë vjeçare të universit.

“Një gjë e tillë nuk është bërë kurrë më parë”, thotë Marco Ajello, astrofizikant.

 Yjet e para nisën të ndriçonin qindra miliona vite pas big-bengut. Që atëherë, galaksitë kanë krijuar yje të reja dhe shkencëtarët vlerësojnë se tani ka rreth një trilion trilioni të tillë.

Në total, astronomët vlerësojnë se yjet kanë rrezatuar 4×1084 fotone…me një foton që është njësia më e vogël e dritës. Astronomët i kanë bazuar përllogaritjet e tyre në matjet e dritës ekstragalaktike, një lloj mjegulle kozmike rrezatimi që është akumuluar që kur yjet filluan së pari të ndriçonin në errësirën e pamatë të hapësirës.

Më shumë se 90 për qind e dritës së yjeve mbijeton përmes këtij rrezatimi…Sot, ne gjendemi në një det drite, thonë astronomët, por që maskohet nga drita e yjeve më të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat