NASA arrin në asteroidin që një ditë mund ta godasë Tokën

Shkencë & Teknologji

NASA arrin në asteroidin që një ditë mund ta godasë Tokën

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:32
NASA arrin në asteroidin që një ditë mund ta godasë Tokën

Pas një lansimi dyvjeçar, sonda e NASA arriti në asteroidin e Benoisit. Eksploruesi robotik Osiris-Rex është larguar 19 kilometra nga anija kozmike dhe duhet të hyjë në orbitën e asteroidit deri në fund të vitit.

Asnjë anije kozmike nuk ka arritur deri tani te një trup i tillë.

Ben konsiderohet një asteroid potencialisht i rrezikshëm dhe sipas vlerësimeve të shkencëtarëve mund të godasë Tokën pas 150 vjetësh, duke shkaktuar një krater të madh. Oziris-Rex do të mbledhë 60 gramë pluhur, në përpjekjen e parë të tillë nga SHBA pas një misioni më të vogël në një tjetër asteroid, të kryer nga Japonia.

Anija hapësinore nuk do të aterrojë, por në vitin 2020, me ndihmën e një krahu mekanik prej tre metrash, do të përpiqet të mbledhë grimcat nga asteroidet.

Planifikohet që kontejneri i mostrës të kthehet në Tokë, veçanërisht në Juta në SHBA, në vitet e ardhshme. Benu ndodhet 122 milionë kilometra larg Tokës dhe vlerësohet të ketë diametrin prej 500 metrash.

Shkencëtarët do të japin më shumë detaje për asteroidin javën e ardhshme gjatë takimit në Uashington.

Ndërkohë, fluturakja japoneze e hapësirës ka vërejtur edhe një asteroid që ndodhet në afërsi të Tokës dhe njoftuan se janë nisur drejt tij për të marrë grimcat.  Asteroidi Riugu është dy herë më i madh se Benu. Të dhënat nga ky asteroid pritet të arrijnë në Tokë deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat