Shkodër, tregu i ri kthehet në WC

Shkodra

Shkodër, tregu i ri kthehet në WC

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:12
Foto

Mungesa e tregjeve në qytetin e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese.

Qyteti më i madh në veri të vendit vazhdon të mos ketë një treg fruta perimesh. Ndonëse është ndërtuar një treg i ri ky mjedis nuk kryen asnjë funksion madje sipas tregtarëve është kthyer në parking dhe tualet publik.

Në mungesë të tregut të gjitha prodhimet tregtohen në rrugë pa kushte higjienike, të ekspozuara në pluhur e baltë.

Gjithashtu kjo situatë ka shkaktuar edhe bllokimin e hapësirave publike siç janë trotuarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat