Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar sot për ngushëllime në familjen e këngëtarit të njohur shkodran, Shyqyri Alushi, i cili u nda mbrëmë nga jeta.
Kryemadhi i shprehu ngushëllime familjes, ngushëllime komunitetit të artistëve shkodranë e gjithë Shkodrës për humbjen e pazëvendësueshme të këngëtarit Shyqyr Alushi.
Kryetarja e LSI shprehu dhe ndjesë për harresën e pafalshme dhe mirënjohjen e munguar të institucioneve shqiptare.