Vrasja e vëllezërve Bilali, Ministri Lleshaj dhe Drejtori i policisë në Shkodër - Bota Sot
Vrasja e vëllezërve Bilali, Ministri Lleshaj dhe Drejtori i policisë në Shkodër

Shkodra

Vrasja e vëllezërve Bilali, Ministri Lleshaj dhe Drejtori i policisë në Shkodër

Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:10
Foto

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër pak orë pas krimit të rëndë që i mori jetën dy vëllezërve Bilali.

Mësohet se ata po mbajnë një takim kokë më kokë me drejtorin e policisë së qarkut të Shkodrës, Vehbi Bushati.

Dy vëllezërit u ekzekutuan mëngjesin e sotëm, 30 mars 2019,  në oborrin e shtëpisë së tyre dhe dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve. Në shtëpinë ku ka ndodhur krimi ka patur kamera të instaluara që mendohet se kanë filmuar ngjarjen. Pritet që policia ti sekuestrojë dhe pamjet të mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Saga e vrasjeve në Shkoder pa autor për fat të keq ka shkuar në 11 viktima dhe ende policia dosjet i ka të hapura për vrasjet që në më pak se 2 vite goditën kryeqendrën e veriut.

Kush ishin Astrit dhe Brahim Balili? - Të dy viktimat ishin emra të njohur në qytet. Brahim Bilali drejtonte shoqatën “2 Prilli” në Shkoder dhe ishte anëtar i deges së Partisë Demokratike. I  vëllai, Astriti  merrej me hipizëm dhe zotëronte një fermë.

 59 vjeçari Astrit Bilali është babai i ish boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali i arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të operacionit “Forca ligjit”. Emri i tij u bë i njohur për shkak se u përfol asokohe se ai ndodhej duke kalëruar me viktimën Arjan Ferracaku dhe shenjestra u ngatërrua për shkak të ngjashmërive fizike që kishin mes tyre. Por Bilali nga policia rezulton i skeduar edhe për ngjarje të tjera në qytetin verior.

Kerkohet ndihma- Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.

Motivet? Nuk dihet nëse kjo vrasje e dyfishte ka lidhje pikërisht me të shkuarën e djalit të një prej viktimave, apo për ndonjë konflikt të ri që ato mund të kenë pasur. Mësohet se dy vellezërit lëviznin lirisht në qytet dhe nuk ruheshin, ç’ka përjashton mundësine që ata personalisht të kenë patur ndonjë problematikë. Policisë së Shkodres në ndihmë do t’i vihet edhe një grup i posaçëm me ekspertë nga policia kriminale, që do të hetojnë zbardhjen e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...