Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Melgushe, në aksin Shkodër-Kryebushat.
Ai po udhëtonte me një motor kur është përpasur nga një makinë.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.