Kur jemi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore që janë firmosur nga presidenti më 30 qershor në Shkodër nisin dhe ndryshimet në administratë.
Kryetari i PS-së së Shkodrës, Edmond Emini është emëruar drejtori i ri i filialit të postës në Shkodër. Vetë drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj ishte në Shkodër për të bërë prezantimin e titullarit të ri.
Nga kjo detyrë u largua Paulin Ndoja. Ky rrotacion në prag të fushatës elektorale pritet të pasohet edhe nga të tjerë.
Prefekti Valdrin Pjetri deklaroi se ky është vetëm fillimi. "Do të ketë dhe ndryshime të tjera, pasi ka drejtorë që janë në gjumë. Nuk mund të tolerohet kjo" tha Pjetri.