U procedua penalisht, Ademi: Lajmin e mora vesh nga mediat

Shkodra

U procedua penalisht, Ademi: Lajmin e mora vesh nga mediat

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:35
Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas procedimit në gjendje të lirë për pengim të zgjedhjeve. Në një konferencë Ademi tha se e mori vesh lajmin për procedim nëpërmjet mediave dhe askush nuk e ka njoftuar.

“Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Rama me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945. A nuk po ecim në të njëjtën rrugë. Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkuelur asnjë ligj, po kshtu asnjë punonjës e bashkisë e qytetarët e Shkodrës. Kam zbatuar kushtetutën e dekretin e presidentit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat