Qëllon në ajër, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër - Bota Sot
Qëllon në ajër, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Shkodra

Qëllon në ajër, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:15
Shkodër

Një 22-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Grudë të Shkodrës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishje e qetësisë publike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë.

Gjatë kontrollit fizik të 22-vjeçarit P. Th. banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 16 fishekë luftarak.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshin Grudë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...