Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës reagon ndaj akuzave të PD: I hapur për çdo verifikim - Bota Sot
Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës reagon ndaj akuzave të PD: I hapur për çdo verifikim

Shkodra

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës reagon ndaj akuzave të PD: I hapur për çdo verifikim

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 14:36
Valdrin Pjetri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, mohon të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, sikundër edhe pretendon Partia Demokratike.

Në një prononcim për gazetarët pas konstituimit të anëtarëve të Këshillit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Valdrin Pjetri u pyet edhe për akuzat e bëra nga partia demokratike, teksa ai i mohoi ato, foli edhe për gjyq publik, teksa shtoi se fjala e fundit i takon Prokurorisë.

“Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Jam mëse i hapur për çdo verifikim. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën për të punuar për shkodranët”, tha ai.

I pyetur nëse është e vërtetë se nuk ka udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë, ai tha: “Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie. Nuk kam patur asnjë lloj problemi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...