PD Shkodër thirrje Ramës: Larg duart! Mos vijoni aksionin uzurpues - Bota Sot
PD Shkodër thirrje Ramës: Larg duart! Mos vijoni aksionin uzurpues

Shkodra

PD Shkodër thirrje Ramës: Larg duart! Mos vijoni aksionin uzurpues

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:18
Partia Demokratike

Dega e Partisë Demokratike Shkodër thotë se përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.

Në një deklaratë të ditës së sotme thuhet se çdo përpjekje për të injoruar me arrogancë mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve të paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojnë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin ë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve .

“I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste. E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!”, thuhet në qëndrim.

Në deklaratë thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Kryeministrit Edi Ramës: “Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!”

Më tej thuhet se ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!

Në vijim qytetarëve të Shkodrës i’u bëhet thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...