Një zjarr ka rënë në një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Trush në Shkodër.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë një vatër zjarri është vërejtur edhe në fshatin Mal Kolaj në Velipojë.
Zjarrfikësit e kanë të pamundur për shkak të terrenit tepër të vështirë. E vetmja mundësi ndërhyrjeje është nga banorët dhe efektivët.