E rrahu nusen dhe ia vuri armën në kokë, por sa pa Policinë...

Shkodra

E rrahu nusen dhe ia vuri armën në kokë, por sa pa Policinë...

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:26
Arma e të arrestuarit

Një burrë 29 vjeç në fshatin Rragam të Shkodrës e ka rrahur nusen e tij sa ka mundur, aq sa dhuna e tij u pa dhe u dëgjua nga fshati, që thirri me urgjencë Policinë.

Në momentin kur 29-vjeçari me iniciale Z.Ç. i kishte drejtuar edhe kallashnikovin gruas së tij, mbërriti Policia. Çuditërisht, “trimi” që e kishte dërrmuar të shoqen dhe po matej ta vriste, e hodhi përtej armën dhe ia mbathi vrapit në drejtim të pyllit për t’u fshehur.

Policia e ka ndjekur nga pas nëpër pyll për disa orë ikanakun dhe pasi e ka gjetur, i ka vënë prangat. Z.Ç do të akuzohet për tre veprat penale "Kanosje", "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat