Zbulohen detaje nga Operacioni Forca e Ligjit në qytetin e Shkodrës.
Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nisur sekuestrimi i pasurisë së 6 personave.
Mësohet se këta persona kanë lidhje me rrëmbimin e Jak Prengës në Kamzë.
Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor.
Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet;
Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet
Personave që u janë sekuestruar pasuritë janë:
Aldo Manishta
Ardian Doçi
Artan Doçi
Gentian Finiqi
Martin Bleta