Lusinda dhe Xheneta/ Të vdesësh për fajin e tjetrit

Shkodra

Lusinda dhe Xheneta/ Të vdesësh për fajin e tjetrit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 19:48

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra ishin pasagjere në sediljen e prapme të makinës së përfshirë në aksidentin e rëndë të një mbrëmjeje më parë në dalje të tunelit të Krrabës.

Dinamika e plotë e ngjarjes është ende duke u zbardhur nga organet kompetente, por rindërtimi paraprak i saj tregon se mjeti ku ndodheshin vajzat, i drejtuar nga 26-vjeçarja Denisa Dibra u godit nga prapa prej një Benzi të drejtuar nga një person i dehur.

Denisa vetë është në gjendje të rëndë e kritike mbetet në këto momente dhe situate e motrës së Lusindës, 23-vjeçares Nervida Garunja. Një fatkeqësi e dyfishtë për familjen e saj, që humb njërën vajzë dhe pret me ankth fatin e tjetrës. E gjithë kjo, në një kohë kur gabimi nuk është i tyre, por i dikujt tjetër.

Behar Pema është arrestuar tashmë. Testi i alkoolit tregoi se 58-vjeçari po e ngiste mjetin në gjendje të dehur. Aq e fortë ishte goditje sa Wolkswagen-i i vajzave u shkatërrua thuajse tërësisht. Sipas autoriteteve, aksidentet në Shqipëri shkaktojnë 5 herë më shumë viktima se krimi dhe rastet ku problemi është alkooli, janë shtuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat