Politikani serb provokon nga Shkodra: Qytetin e ka çliruar stërgjyshi im

Shkodra

Politikani serb provokon nga Shkodra: Qytetin e ka çliruar stërgjyshi im

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:32
Vladislav Dajkoviç

Politikani serb, i cili jeton në Mal të Zi, Vladislav Dajkoviç ka provokuar me foto nga qyteti i Shkodrës.

Ai në postimin e tij në rrjete sociale qytetin shqiptar e konsideron qytet serb. Madje me krenari thotë se Shkodrën e ka çliruar stërgjyshi i tij.

"Sot kam vizituar qytetin antik serb Shkodra, në Shqipëri. Për këtë qytet më lidh tradita familjare, sepse Esad Pasha ia ka dorëzuar çelsat e qytetit gjatë çlirimit malazez të Shkodrës.

Si stërnip i Luke Shutovog Dajkoviç gjithmonë ndjehem bukur në këtë qytet, por gjithashtu me trishtim kur kujtoj mësimin e këngëve serbe, si: "Zidanja Skadra na Bojani" (ndërtimi i Shkodrës në Bunë) në letërsinë tonë. Nuk e harrojmë historinë tonë, as me çmimin e jetës.

Le të rrojë populli ynë, kudo që është", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat