Probleme në Shkodër nga përmbytjet/ Rruga e Obotit e pakalueshme me mjete të larta, 2 shtëpi në ujë

Shkodra

Probleme në Shkodër nga përmbytjet/ Rruga e Obotit e pakalueshme me mjete të larta, 2 shtëpi në ujë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:00
Foto

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të jetë me probleme, ku sipërfaqja totale e përmbytur është 3685 hektarë.

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.58 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 3cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.73 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta, pasia niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.

Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit dhe në këtë zonë janë 2 shtëpi të përmbytura. Gjithashtu rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

Rruga Goricë është e kalueshme me vështirësi, me mjete të ulta,  pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20 cm.

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi ka prezencë uji me mbi 100-130 cm. Në këtë zonë 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.  Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit në fshatin Ganjollë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat