Të përbuzur nga qeveria, fshatarët e Rrethinës nisin t'i shtrojnë vetë rrugët

Shkodra

Të përbuzur nga qeveria, fshatarët e Rrethinës nisin t'i shtrojnë vetë rrugët

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Shkodër - Pas 40 ditëve të përmbytur, me toka, bujqësi e blegtori, me gjithë ç'patën në shtëpi, banorët e komunave Rrethina, Ana e Malit e Dajç nuk arritën ta shihnin ndihmën e qeverisë dhe të shtetit të tyre. Dëmet deri tani janë llogaritur vetëm në shkresa...

Halleve të tyre ata i kanë dhënë zgjidhje vetë, me një dorë mbështetje nga bashkia e Shkodrës.

Në njësinë administrative Rrethina, bashkëpunimi me komunitetin solli rezultate të dukshme dhe konkrete, pasi në zonën e Vinotekës u riparuan dy rrugë të rëndësishme për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Rruga nga Vinoteka deri tek shkolla në Shtoj të Vjetër dhe një segment deri në Shtojin e Ri, gati 1500 metër linear, u riparua falë bashkëpunimit të administratorit të Rrethinës Tonin Deda me banorët dhe bisneset e zonës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat