Apeli i Shkodrës në kolaps për gjyqtarë, 3 vjet për të shqyrtuar një dosje

Shkodra

Apeli i Shkodrës në kolaps për gjyqtarë, 3 vjet për të shqyrtuar një dosje

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Shkodër është drejt kolapsit, pasi nga 10 gjyqtarë që ka në organikë, ajo funksionon me vetëm 5 të tillë.

Efekti që ka dhënë kjo situatë shihet tek stoku i dosjeve të krijuara por njëkohësisht edhe tek afati i shqyrtimit të çështjeve, për një pjesë të të cilave ai shkon deri në 3 vite.

Fuat Vjerdha: Është një situatë alarmante ku pritja në Gjykatën e  Apelit të Shkodrës para dy vitesh kur ishim 10 gjyqtarë varionte në 15 muaj maksimumi sot ka arritur në tre vjet.

Por ndërsa kriza është prezente në gjykata për shqyrtimin e dosjeve, ajo mund të thellohet në përmasa të frikshme sipas kreut të Apelit të Shkodrës, nëse vendoset që e gjithë Shqipëria të ketë vetëm një gjykatë Apeli, siç janë hedhur në tryezë propozimet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Fuat Vjerdha: Në variantin e parë me tre gjykata të Apelit, Gjykata e Apelit Shkodër mbetet gjithmonë, që për mua është varianti më i mirë. Jam absolutisht kundër një varianti me një Gjykatë Apeli në gjithë Shqipërinë.

Nëse ndiqen proçedurat e deritanishme, Apeli i Shkodrqs mund ta plotësojë organikën e plotë të tij vetëm pas 3 apo 4 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat