Ekzekutohet 32-vjeçari në Shkodër, i qëlluar me 6 plumba, trupi ndodhej në breg të liqenit

Shkodra

Ekzekutohet 32-vjeçari në Shkodër, i qëlluar me 6 plumba, trupi ndodhej në breg të liqenit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:21
Foto

Një tjetër vrasje ka tronditur Shkodrën.

Një 32-vjeçar, i identifikuar si Endri Mustafa është gjetur i ekzekutuar me armë, në zonën e njohur si Livadet. I riu prej 3 ditesh ishte denoncuar si i zhdukur nga familjaret, ndërsa trupi i tij u gjet mengjesin e së hënes, i qëlluar disa here me armë zjarri.

Tre netë më parë, Mustafa kishte marrë dy mesazhe në celular, prej të cilave kishte dalë nga shtëpia rreth orës 10 të darkës për të mos u kthyer më.

Dyshohet se i riu është marre me forcë nga autorët dhe me pas është dërguar në zonën e Livadeve, territor pranë liqenit të Shkodrës, i pabanuar, i pyllëzuar dhe i përdorur edhe më herët nga grupet kriminale. Aty 32-vjeçari është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një pistoletë, për të cilën policia po kryen ekspertizën.

Viktima Endri Mustafa, është një emër i njohur për policinë e Shkodrës. 32-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 ku akuzohej për “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat