Arrestohet 23-vjeçarja dhe një i mitur në Shkodër

Shkodra

Arrestohet 23-vjeçarja dhe një i mitur në Shkodër

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçare dhe një 15-vjeçar, të cilët akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Shkodër /Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Vihen në prangat e Policisë, një 23 vjeçare  dhe një 15 vjeçar. Si dhe shpallen në kërkim 5  shtetas të tjerë.

Sekuestrohet 10.2 kg kanabis dhe një  armë zjarri pistoletë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:  M.Th, 59 vjeç;  D.Th, 51 vjeç;  E.Th, 24 vjeç;  D.Th, 20 vjeç;  (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai  i 15 vjeçarit)

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa,  dhe një armë zjarri pistoletë.

Në një  territor të pyllëzuar pranë banesës së 23 vjeçares janë konstatuar të kultivuara  bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit   në banesën e 15 vjeçarit , Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike  kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor  i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat