Var veten në kasollen e bagëtive 68-vjeçari

Shkodra

Var veten në kasollen e bagëtive 68-vjeçari

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:50
Ilustrim

Një burrë ka varur veten në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oblikë, ku 68-vjeçari B. Q., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Kanë qenë familjarët ata qe e gjetën të varur, ndërsa Policia sqaron se po punohet për përcaktimin e shkaqeve.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 27. 09. 2018, në fshatin Oblikë, në kasollen e bagëtive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar, shtetasi B. Q., vjeç 68. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat