Pasioni për peshkimin kthehet në mënyrë argëtimi në Shkodër

Shkodra

Pasioni për peshkimin kthehet në mënyrë argëtimi në Shkodër

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:39
Shkoder

Peshkimi me grep për shumë njerëz është kthyer në një sport pasioni dhe madje i pashmangshëm përditshmëria. Historia e një 62-vjeçari, që më shumë se gjysmë shekulli ia ka kushtuar peshkimit, ka për protagonist Muharrem Pushën nga Shkodra, të cilin çdo ditë të vitit e gjen duke peshkuar me grep në lumin Buna.

Këtë punë Muharremi thotë se e bën prej shumë kohësh dhe peshkimi për të është kthyer sa në pasion, po aq edhe në mënyrë jetese. Muharremi kujton edhe sistemin komunist, kur ka qënë i ri dhe ku për një kallam bambuje që donte ta përdorte për të zënë peshk, është shoqëruar në degën ushtarake.

Por ajo që e shqetëson më shumë Muharremin është fakti se nuk ka më peshk për shumë arsye. Ndërkohë të gjithë peshkatarët këtu duket se i bashkon një shqetësim, mungesa e peshkut, mungesë të cilën peshkatarët e tregojnë me batuta.

Pasioni i këtyre peshkatarëve ka tërhequr vemëndjen dhe të turistëve të huaj. Një grup nga Polonia shprehen se peshkimi me grep dhe ura e vjetër është një moment që duhet fiksuar në foto .

Aq shumë të dhënë duken pas peshkimit, sa të krijohet ideja se tani ky sport për këta njerëz është kthyer në një mënyrë të jetuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat