Përurohet Shtëpia e të Moshuarve Shkodër, Manastirliu-Bushati: E gjithë vëmendja te mosha e tretë

Shkodra

Përurohet Shtëpia e të Moshuarve Shkodër, Manastirliu-Bushati: E gjithë vëmendja te mosha e tretë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:20
Ditmir Bushati

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër është rehabilituar tërësisht, me një investim prej 110 milion lekë nga buxheti i shtetit. Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri Bushati vizituan ambientet e reja të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.

“Kemi deryrimin të investojmë për të moshuarit , për kontributin që kanë dhënë për shoqërinë, posaçërisht për ata që kanë më shumë nevojë, ndaj siç investuam këtu në Shkodër, rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

“Kjo qendër do shërbejë si model suksesi. Kur po vizitoja sot këtë qendër më erdhi në mend një thënie e Nënë Terezës e cila thotë, kemi ardhur në jetë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe dhe puna e ekipit, Ministres Manastirliu dhe Qeverisë e dëshmojnë më së miri këtë”, u shpreh Ministri Bushati.

Investimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, nuk është i vetmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat