Shkup, tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore nga 21 aksidentet në komunikacion

Shkupi

Shkup, tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore nga 21 aksidentet në komunikacion

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 09:47
Foto

Tre persona kanë marrë plagë të rënda trupore në tre nga 21 aksidentet në komunikacion që ndodhën këtë fundjavë në Shkup. Në nëntë aksidentet rrugore, 15 persona kanë marrë plagë të lehta dhe po aq janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Nga SPB njoftojnë se gjatë fundjavës policia rrugore ka sanksionuar 67 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë nga ajo se që është e lejuara, 10 vozitës kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, ndërsa shtatë vzitës nuk kanë dhënë përparsi për kalimin e këmbësorëve, dy vozitës janë sanksionuar për sjellje jo të hijshme, 22 vozitës nuk kanë pasur pajisje dimërore.

Nga komunikacioni kanë qenë të ç’kyçur 53 vozitës, nga të cilët 15 prej tyre kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 29 vozitës nuk kanë qenë të pajisur me patentë shoferi, dhe janë ç’kyçur edhe 22 vetura të paregjistruara.

Me ndihmën e merimangës janë larguar 131 vetura të cilët nuk kanë qenë të parkuara në mënyrë të rregullt./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat