Janushev: VMRO mund ta braktis Kuvendin

Shkupi

Janushev: VMRO mund ta braktis Kuvendin

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:13
Igor Janushev, VMRO-DPMNE

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, ka deklaruar se ka disa arsye pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Në një prononcim për Alsat, Janushev i vlerësoi si të dhunshme ndryshimet kushtetuese.

Ai tha se dalja nga Kuvendi mbetet si veprim i hapur derisa shumica nuk pranon zgjidhje të parakohshme. Janushev gjithashtu shtoi se partia opozitare shqyrton edhe bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon kërkesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat