Buxheti për vitin 2019-të, 200 milionë denarë për ndërtimin e objektit të UNT-së

Shkupi

Buxheti për vitin 2019-të, 200 milionë denarë për ndërtimin e objektit të UNT-së

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 08:45
Universiteti “Nënë Tereza”

Me buxhetin për vitin 2019-të të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) siç njoftoi ministri Arbër Ademi janë paraparë mjete për ndërtimin e objektit të Universitetit “Nënë Tereza”.

“Për vitin 2019-të janë paraparë disa investime kapitale. Me këtë buxhet Ministria është duke planifikuar që të realizojë ndërtimin e universitetit të ri “Nënë Terezë” në kazermën e Ilindenit”, tha ministri Arbër Ademi gjatë takimit joformal të gazetarëve.

Në mënyrë shtesë, nga sektori për marrëdhënie me publikun njoftuan se shuma e paraparë arrin vlerën prej 200 milionë denarë.

“Me Buxhetin e MASH-it për vitin 2019, për ndërtim të objektit të Universitetit “Nenë Terezë” në Shkup janë planifikuar 200.000.000 denarë”, thanë nga MASH-i.

Në një prononcim të bërë më 7 shkurt, e enjte Rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” ka sqaruar në vijim janë përgatitja e punëve administrative për kompletim të dokumentacionit. UNT-ja do të ketë sipërfaqe prej 50 mijë metra katrorë.

“Përgatitëm projektin ideorë dhe jemi në procedurë që të kryejmë punët administrative dhe dokumentacionin, për fillimin e ndërtimit të objektit në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë, në kazermën e Shkupit, një projekt modern që do ta arsyeton më së miri emrin dhe ekzistencën tonë si institucion i arsimit të lartë. Në ndërkohë jemi në aktivitete intensive për fillimin e riparimit të objektit ekzistues në të njëjtën parcelë, ku pritet të filloj me punë universiteti në vitin e ardhshëm akademik”, thuhet në njoftimin e UNT-së.

Ata sqaruan se kanë filluar në vitin 2016-të me 218 studentë. Në vitin 2017-të kanë pasur 492 studentë, ndërkohë që në vitin 2018-të, në UNT janë regjistruar 656 studentë, në pesë fakultete dhe 36 programe studimi. Në UNT punojnë 100 profesorë e asistentë dhe mbi 50 administratorë. Tash UNT-ja ka filluar edhe me ciklin e dytë të studimeve në shtatë drejtime mësimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat