Shkup, “Ushtari në Kalë” do të quhet “Aleksandri i Maqedonisë” antike - Bota Sot
Shkup, “Ushtari në Kalë” do të quhet “Aleksandri i Maqedonisë” antike

Shkupi

Shkup, “Ushtari në Kalë” do të quhet “Aleksandri i Maqedonisë” antike

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:22
Shkupi

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske tha se sipas Marrëveshjes së Prespës, parashikohet që të riemërohen disa përmendore dhe do t’u vendoset tabelë shpjeguese se të njëjtat i takojnë historisë helene (antike greke).

“Komisioni do të kryejë kontroll të përmendoreve në afat prej gjashtë muajve, ndërkaq një pjesë të tyre të cilat gjenden në qendër të Shkupit do të riemërohen, si për shembull “Ushtari në Kalë” në të cilin do të shkruhet “Aleksandri i Maqedonisë” dhe do të shënohet se i përket historisë helene (antike greke)”, tha Boshnjakovski.

Në lidhje me përmendoret antike që janë në Shkup, gjatë vizitës së djeshme foli edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili tha se të njëjtat e kanë vendin në të kaluarën antike greke.

“Besoj se me fillimin e zbatimit të marrëveshjes dhe klimës së besueshmërisë mes dy vendeve do të kemi sukses që t’i sigurojmë të gjithë në rezultatet pozitive nga marrëveshja. Komiteti do të diskutojë për çështjet arkeologjike nga fusha e kulturës. Përmendoret e Maqedonisë antike dhe ndarja dhe emërimi i tyre do t’i pastrojë të gjitha çështjet në lidhje me atë, gjegjësisht do të tregojë se ato janë nga e kaluara antike greke. Këto përmendore i përkasin botës, një pjesë janë e trashëgimisë botërore, do të na vijë mirë kur t’i vendosni emrat në përmendore”, tha Cipras.

Pse nuk u këndua dje himni gjatë pritjes zyrtare të kryeministrit grek, Aleksis Cipras

Himni në asnjë moment nuk ka qenë, as që është kontestues, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski në konferencën për shtyp, ndaj një pyetje gazetareske në lidhje me atë se pse dje gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras, nuk u intonuan himnet e të dy vendeve.

Boshnjakovski edhe sot e përsëriti deklaratën e djeshme se nuk ka pasur kohë për mbajtjen e pritjes solemne në të cilën do të përfshiheshin edhe aktivitetet tjera përveç intonimit të himneve shtetërore të dy vendeve, për shkak të vonesës së avionit të Ciprasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...