Ja sa ishte paga mesatare për muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Ja sa ishte paga mesatare për muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut

Shkupi

Ja sa ishte paga mesatare për muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:03
Shkupi

Neto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor, në shkurt të vitit 2019, arrin 24.192 denarë dhe shënon rritje prej 4,5 për qind në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritja i detyrohet para se gjithash, rritjes të neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor në sektoret e veprimtarisë mbrojtëse shëndetësore dhe sociale për 11.6 përqind, transport dhe deponim për 10 përqind dhe bujqësi, pylltari dhe peshkim për 8.5 për qind.

Zvogëlimi i neto-pagës së paguar mujore mesatare për punëtor, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret e minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 10.3 përqind, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 10 përqind dhe transport dhe deponim për 6 përqind.

Bruto-paga e paguar mujore mesatare për punëtor në muajin shkurt të vitit 2019 ka qenë 35.901 denarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...