Arrestohet personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes në “Xhon Kenedi” të Shkupit

Shkupi

Arrestohet personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes në “Xhon Kenedi” të Shkupit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:30
ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot kanë arrestuar personin i cili ka kryer vrasje më 20.12.2017 në Shkup.

“Sot (9.6.2019) në rrugën lokale Zellenikovë-Moranë policia zyrtare nga SPB Shkup e kanë arrestuar O.A. (29) nga Shkupi, i cili po kërkohej për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje” të kryer më 20.12.2017 në rrugën “Xhon Kenedi” ku para një objekti hotelerik ishte vrarë B.I. (24) nga Shkupi”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat