E bija mbyt të ëmën me duar dhe vetëdorëzohet në polici - Bota Sot
E bija mbyt të ëmën me duar dhe vetëdorëzohet në polici

Shkupi

E bija mbyt të ëmën me duar dhe vetëdorëzohet në polici

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin fqinj. Një 46-vjeçare mbyt i të ëmën dhe u dorëzua në policinë e Karposhit.

Policia njoftoi se është paraqitur A.I, 46 vjeçe, nga Shkupi dhe ka dëshmuar se në rrugën “Risto Ravanovski”, në shtëpinë e saj, ka mbytur duke ia zënë frymën nënën e saj, 74-vjeçe.

Midiat në Maqedoninë e Veriut raportojnë mbi lajmin tronditës, duke iu referuar Ministrisë së Brenshme të këtij vendi.

Zyrtarët policorë Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi e kanë gjetur viktimën. Nga ana e mjekut të Urgjencës, është konstatuar edhe vdekja.

Me urdhër të prokurorit publik është dhënë urdhër për autopsi, ndërkaq A.I., është duke u mbajtur në polici, derisa të mbyllen hetimet dhe të dala para gjyqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...