Pamje nga rrahja fizike, ku vdiq një 17-vjeçar - Bota Sot
Pamje nga rrahja fizike, ku vdiq një 17-vjeçar

Shkupi

Pamje nga rrahja fizike, ku vdiq një 17-vjeçar

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:12

Portalet maqedonase kanë publikuar pamje nga rrahja fizike në lagjen Lisiçe, ku u ther për vdekje një 17 vjeçar.

Video është bërë nga banorët e banesave përreth, ndërsa policia më herët njoftoi se autori i vrasjes është arrestuar.

“35 minuta pas mesnate në SPB është denoncuar se në rrugën “Fevruarski pohod” në lagjen Lisiçe në Shkup ka pasur zënkë mes disa personave me A.T (18), i cili ka qenë në shoqëri me K.D (17), e cila më pas ka vazhduar edhe me rrahje fizike”.

“Në një moment A.T ka nxjerrur thikën dhe i ka shkaktuar plagë N.H (17), i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, thanë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...